PD këmbëngul për hapjen 100% të listave. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi deklaroi se PD i ka ndarë në dy faza ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vijimin në tërësi të reformës zgjedhore si dhe zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese, që kryesisht lidhet me votën e diasporës.

“Ne i kemi ndarë në dy faza ndryshimet, reforma e mirëfilltë zgjedhore gjë për të cilën Edi Rama ka vënë bllok. Dy çështje të tjera që kanë të bëjnë me shpërndarjen e mandateve.”

Nëse mazhoranca nuk dakordësohet me lista 100% të hapura, Bardhi foli për një tjetër formulë. Propozimet e PS të depozituara në Kuvend, Bardhi i cilësoi si përpjekje të mazhorancës për të mbajtur listat të mbyllura.

“Propozimi i PS vijon të mbajë të njëjtën situatë, që listat janë 100% të mbyllura.”

Në përgjigje të socialistit Bledi Çuçi për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Bardhi tha se PS po kryen vepër penale duke injoruar Kushtetutën e vendit.

“Moszbatimi i vendimit të GJK sipas ligjit dhe Kodit Penal është vepër penale, është konsumuar ditën për diell në sytë e opinionit publik nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës.”

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD tha se drejtësia po vepron me dy standarde për opozitën dhe mazhorancën, pasi sipas tij, eksponentë të PD dënohen për moszbatim të vendimeve të gjykatave, ndërsa ndërsa ndaj ekponentëve të PS nuk merren masa.

Klan News