Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar gjate mitingut elektoral në Kukës, se edhe miqtë e vendit tonë, kanë bërë thirrje për ndryshimin e imazhit të zi të Shqipërisë.

Sali Berisha:- “Këto zgjedhje në të vërtetë janë për qeveritarët vendorë dhe këshilltarët vendorë, por realisht këto zgjedhje janë të një rëndësie shumë herë më të madhe. Në këto zgjedhje, në të gjitha sheshet, rrugët, apartamentet, shtëpitë e Shqipërisë, përballen qytetari i ndershëm, qytetari i thjeshtë me bajlozët e zi të krimit”.

Vota juaj duhet të jetë kundër ministrave hajdutë, u shpreh lideri demokrat. Berisha u ka shprehur mirënjohjen banorëve të këtij rrethi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë PD dhe u ka bërë thirrje që të votojnë për këtë parti edhe në këto zgjedhje. Lideri demokrat ka vazhduar turin e tij elektoral në Fushë Arrëz dhe në Pukë./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini