Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Genc Rama do të jetë kandidatura e Partisë Demokristiane për kryetarin e bashkinë së kryeqytetit në zgjedhjet lokale të Tetorit. Partia Demokristiane ka hapur sot fushatën elektorale në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Kryetari i partisë Nikollë Lesi është shprehur i bindur se do të mund të fitojë në 50 bashki dhe komuna dhe ka përmendur disa nga emrat e qyteteve më të mëdha, si Shkodra, Vlora, Elbasani, Saranda, Lezha etj.

Nikollë Lesi:- “Për të qenë realist, në Tiranë është guxim i madh të kandidosh për të fituar direkt postin e kryetarit të bashkisë, por më mirë të marrësh guximin për të kandiduar, ka thënë ish-presidenti amerikan Rusvelt, se sa të rrish duke parë të tjerët, se si luajnë me mendimin tënd”.

Sipas Lesit ka ardhur momenti që në politikën shqiptare të hyjnë elementë të rinj.

Nikollë Lesi:- “Tash 12 vite votohet herë majtas e herë djathtas me shumicë, duk harruar se janë pikërisht dy partitë e mëdha PS dhe PD, ato që kanë sjellë konfliktet dhe sherret në shoqërinë shqiptare”.

Slogani i PDK në këto zgjedhje do të jetë “Demokristianët një urë drejt Europës”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka