Gjykata e Tiranës e ka mbyllur dosjen me padinë e Albtelecom-it kundër ish zv/Ministrit të Rendit Bujar Himçi. Edhe pse ai aktualisht është i pandehur në dosjen e ashtëquajtur skandali i pasaportave, Albtelecom ngriti një padi për mospagim të shërbimit telefonik për dy muaj ndaj Himçit. Në fakt pagesa e këtij shërbimi merret përsipër nga Ministria e Rendit nga disa zyrtarë të saj, por me arrestimin e Himçit ai nuk figuronte më nënpunës i kësaj ministrie. Pala paditëse pretendonte se i padituri i detyrohej shumën për 400 inpulse telefonike, por çështja u pushua pasi ka qënë vetë Ministri i Rendit që e ka shlyer këtë detyrim.

Ndërkohë Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi padinë për ish Drejtorin e Përgjthshëm të Rrugëve Adi Shamku. Ai u akuzua një vit më parë për falsifikimin e dokumentave të ish shoferit të tij. Gjykata e Tiranës vendosi ta ndëshkojë të pandehurin sipas një neni të Kodit Penal i cili nuk zbatohet shpesh. Ai parashikon detyrimin e të pandehurit të japë kontribut për dy javë me orë të plota në punë me interes publik. Një nga propozimet e Gjykatës së Tiranës ishte që Shamku të përfshihej në pastrimin e inerteve në lumin e Lanës. Pas lënjes në fuqi të këtij vendimi edhe nga apeli pritet që mbrojtja e Shamkut ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë./tvklan.al