Një 30-vjeçar u arrestua nga uniformat e komisariatit të Kuçovës me akuzën e përndjekjes së një policeje të të njëjtit komisariat.

Alves Hoxha, banues në Mbreshtan të Beratit u arrestua me akuzën e përndjekjes, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për të njëjtën akuzë. Sipas policisë, Hoxha, prej së paku dy muajsh kërkonte të lidhej me efektiven e policisë madje i dërgonte asaj në mënyrë të përsëritur mesazhe.

Në disa prej tyre, sipas hetuesve, i arrestuari edhe e ka kërcënuar policen. Pas denoncimit të kësaj të fundit uniformat blu, arrestuan 30-vjeçarin sërish për të njëjtën akuzë për të cilën ai ishte dënuar më parë.

Tv Klan