Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën e qytetit të Korçës. Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në lulishten aty pranë, duke goditur një të moshuar.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën. Si shkak i aksidentit, paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

/tvklan.al