Julien Alfred i dha medaljen e parë olimpike ishullit të vogël të arqipelagut të Karaibeve, Saint Lucia. Atletja 23-vjeçare kaloi finishin pas 10 sekondash e 72 të qintat.

Alfred la pas kampionen e botës në fuqi, Sha’carri Richardson dhe amerikanen tjetër Melissa Jefferson. Një arritje kjo që u festua në vendin me më pak se 180 mijë banorë që ka një sipërfaqe thuajse sa gjysma e kryeqytetit shqiptar.

Në këtë finale mungoi një nga favoritet, xhamajkania Shelly Ann Fraser Pryce, e cila u dëmtua në garën kualifikuese. Julien Alfred është kampione e Botës në 60 metra në salla të mbyllura.

Tv Klan