Një peshëngritës nga Kirgizstani rezultoi me doping, pas kontrollit të kryer në përfundim të garës së tij, në lojërat olimpike.

Izat Artikov kishte fituar medaljen e bonzit për peshën deri 69 kilogramë, ku merrte pjesë edhe shqiptari Briken Çalja. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, vendosi t’ia heqë medaljen, duke e përjashtuar nga lojërat.

Nga ky vendim përfiton Briken Çalja, i cili tani renditet i pesti, duke barazuar rezultatin e Ilir Sulit në lojërat olimpike të vitit 2000. Rezultati i Çaljes ishte edhe më i miri i ekipit shqiptar në Rio 2016.

Tv Klan