Lajme Arkiva 2003

Deputeti socialist Petro Koçi vlerëson se ndryshimet në qeveri janë të domosdoshme për të garantuar mbajtjen e pushtetit.

Petro Koçi: Gjykoj se do të ishte e domosdoshme që të bëheshin ndryshime në kabineti qeveritar. Unë këtë e kam kërkuar që nga fillimi i këtij viti, por besoj se zoti Nano nuk e ka kurajën për të zhvilluar këtë projekt politik dhe gjithashtu besoj se ka faktor brenda Partisë Socialiste që do të mund ta shfrytëzonin këtë për hesapet e veta politike.

Sakaq debatet në kryesi duhet të ndalen. Sipas Koçit edhe kryeministri Fatos Nano ashtu edhe zëvendësi i tij Ilir Meta duhet të kuptojnë se nuk janë pronarë të partisë.

Petro Koçi: Institucioni i kryesisë është i paaftë për të përballuar përgjegjësitë e veta politike dhe statusore. Është kjo kryesi që duhet ti vërë përballë përgjegjësisë edhe Nanon edhe Metën për shkak të deformimeve që i kanë bërë ata qeverisjes socialiste nga një qeverisje institucionale në një qeverisje personale.

Lëvizja për një politik të pastër sipas Koçit nuk është pjesë e asnjë grupimi./tvklan.al