Presidenti i dhomës së deputetëve Pier Ferdinando Casini mbërriti për një vizitë 1 ditore në Tiranë ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. Fillimisht Casini ka nisur bisedën e tij me homologun Shqiptarë Servet Pëllumbi. Përpara deputetëve Pier Ferdinando Casini ka mbajtur një fjalim ku e përshëndeti miqësinë e ngushtë mes dy vëndeve fqinj. Casini tregoj angazhimin e Italisë gjatë presidencës së rradhës së Bashkimit Europian, për një Europë të bashkuar, pa mure dhe kufij, ku Shqipëria të mund të bëjë pjesë sa më shpejt në të. Pikërisht për këtë qëllim, u shpreh Casini, Italia do të mbështesë Europën juglindore në kuadrin e strategjive që samiti i Selanikut ka përcaktuar për të përshpejtuar kohët e kthimit të vëndeve të rajonit.

Pier Ferdinando Casini: “Ngjarjet e fundit në rajon, flasin për nevojën e vazhdimit dhe të rritjes së angazhimit maksimal për të arritur në mënyrë definitive sigurinë. Është një kusht i pashmangshëm për zhvillimin e plotë të rajonit në planin institucional, social dhe ekonomik. Jo rastësisht një zgjerim i ekujlibruar i Natos përbën për ne një tjetër objektiv strategjik. Jemi të bindur që aleanca Atlantike, drejtë të cilës Shqipëria aspiron me vendosmëri dhe me mbështetje të plotë të Italisë, duhet të luaj një rol themelor në garantimin e ejkulibrave global”.

Më pas kryetari Casini ka vazhduar takimet e tij me Presidentin e Repulikës Alfred Moisiu dhe me kryeministrin Fatos Nano./tvklan.al