Trajneri Silvinjo parashikon që sfida e nesërme Shqipëri-Gjeorgji të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Në konferencën për shtyp sot një ditë para ndeshjes në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares Shqiptare vlerësoi ekipin gjeorgjian duke thënë se është skuadër e organizuar.

Megjithatë, ai shprehet se çdo trajner e përgatit ndeshjen për të fituar.

“Ky është një grup shumë i ekulibruar. Gjeorgjia është ekip shumë i organizuar. Trajneri ka bërë punë shumë të mirë. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar, në mos do të marri barazimin. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e bukur. Stadiumi do jetë plot me tifozë. Gjeorgjia është skuadër shumë e fortë”, u shpreh Silvinjo.

Sfida Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45. Ndeshjen do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e televizionit Klan pa asnjë pagesë në territorin shqiptar.

/tvklan.al