Fushatat e vaksinimit kundër sëmundjeve infektive do të përfshijnë jo vetëm fëmijët, por të gjitha moshat.

Një plan për futjen e disa vaksinave të reja në mënyrë të studiuar gjatë viteve të ardhshme është prezantuar sot në një takim të Ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, me përfaqësues të UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Silva Bino: “Planin e ri të programit të vaksinimit apo planin e ri të imunizimit, i cili synon të ruajë të gjitha ato arritje që kemi deri tani, pra natyrisht mbulesën e lartë vaksinave, mbulesën e të gjithë grupeve të fëmijëve, por natyrisht synon të fusë vaksina të reja, pra antigenë të rinj, të mbrojë ndaj më tepër sëmundjeve dhe natyrisht ta shtrijë këtë plan përtej moshave në të cilat ne kemi punuar deri tani”.

Gjithashtu po punohet për futjen e vaksinës së gripit falas për popullatën e riskut. Plani i ri i programit të vaksinimit pritet të luajë një rol kyç edhe në uljen e vdekshmërisë foshnjore./tvklan.al