Raida Petrela është mjeke pediatre infeksioniste me një karrierë 40-vjeçare. Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë dhe një prej emrave që i ka dedikuar jetën shëndetit të fëmijëve në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Ajo ishte e ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” për të rrëfyer më shumë për profesionin e saj e jo vetëm. Mes të tjerash, ajo foli edhe për bashkëshortin.

Elia: Po burrin e ke doktor si vetja?

Raida: Jo nuk e kam doktor dhe është gjëja më e mirë sepse një burrë doktor edhe një grua doktoreshë është zgjedhja më e keqe sepse të dy do jenë në spital dhe s’do ketë kohë për fëmijët. Unë burrin e kam artist, i bie violinës.

Elia: Burri yt a i bie violinës shpesh për ty?

Raida: Më përpara i ka rënë më shumë për mua./tvklan.al