Luka Donçiç po kalon një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. Në edicionin e gjashtë në NBA amerikan, ai ka të gjithë potencialin për të fituar çmimin MVP si lojtari më i mirë në këtë kampionat.

Kjo formë ka bërë që Dallas Mavericks t’i ofrojë një kontratë të re, pasi ajo aktuale skadon në fund të vitit të ardhshëm. Një kontratë nga ku Donçiç do të jetë më i paguari në NBA amerikan, teksa llogaritet që të përfitojë rreth 346 milionë Euro në 5 vitet e ardhshme.

Pra një pagë prej mbi 72 milionë Euro në sezon, e përmirësuar ndjeshëm me rreth 19 milionë Euro nga ajo aktuale. Këtë sezon ai ka mesataren e shifrave stratosferike prej 34 pikë, 9.8 asistime dhe 9.1 rebaund me saktësi 38% të gjuajtjeve për tre pikë. Numra që e kanë shndërruar në lider për Mavericks, që po konfirmon forcën në Konferencën e Perëndimit.

Mavericks kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit, 7 prej të cilave radhazi dhe meritë ka padyshim Donçiç. Ky i fundit ka luajtur 65 ndeshje këtë sezon, ndërsa ka hipotekuar prezencën në ekipin ALL-STARS të NBA amerikan.

Klan News