Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e frikshme të një varrimi, teksa në një moment duket sikur trupi brenda arkivolit përshëndet me dorë.

Në video dallohen miqtë dhe anëtarët e familjes teksa vajtojnë humbjen e njeriut të tyre. Mirëpo, përdoruesit e internetit janë shokuar kur kanë parë që brenda arkivolit duket një dorë dhe gishtat që lëvizi.

Pamjet shqetësuese janë filmuar gjatë një ceremonie mortore në Indonezi. Kjo video ka hapur debat nëse lëvizja ndodh nga trupi i pajetë. Disa njerëz mendojnë se personi në arkivol ishte gjallë, por një teori tjetër është që mund të ketë lëvizur një mi.

The Mirror shkruan se pavarësisht pretendimeve, me shumë mundësi trupi po lëvizte për shkak të dekompozimit. Vitin e kaluar një studim zbuloi se kufomat lëvizin shumë gjatë dekompozimit./tvklan.al