Vija bregliqenore e Pogradecit është një nga destinacionet e verës për pushuesit që kërkojnë qetësi dhe klimë të freskët.

Ndër zonat më të preferuara mbetet Tushemishti.

Përpos pushuesve ditorë, të shumtë janë edhe ata që qëndrojnë thuajse gjithë verës për të shijuar ujin kristal të Liqenit të Ohrit.

Kryesisht Tushemishti, ashtu si edhe destinacionet e tjera zgjidhen për pushime familjare, pasi çmimet e shërbimeve mbeten ekonomike.

Pogradeci po e mbyll korrikun me fluks të lartë pushuesish vendas dhe të huaj. Operatorët turistikë presin që ky trend të vijojë edhe gjatë gushtit.

Tv Klan