Lajme Arkiva 2003

Policia e Durrësit arrestoi tre persona të dyshuar si trafikantë të drogës heroinë. Gjatë një kontrolli në banesën e Gentian Gjyzelit në Durrës u gjetën 4 kilogram të kësaj droge. Arrestimi i gjyzelit 24 vjeçar u krye në orët e vona të së premtes.

Bashkë me të u prangosën edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë, Gazmend Gjyzeli dhe Mide Gjyzeli 44 vjeç, anëtarë të së njëjtës familje. Gazmend Gjyzeli ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të lëndëve narkotike, ndërsa vëllai i tij Gentianti akuzohet për grabitje me dhunë.

Ai dyshohet si autori i vjedhjes së një lokali në këtë qytet. Lidhur me trafikimi e sasisë prej 4 kilogramësh heroinë uniformat blu bënë të ditur se ajo do të transportohet për në Itali jo nëpërmjet detit, por përmes aeroportit të Rinasit./tvklan.al