60 emigrantë shqiptarë janë kthyer mbrapsht dje në pikën kufitare të Kakavijës nga autoritetet policore greke me argumentimin se në dokumnetet e tyre nuk kanë vulën e daljes nga shteti grek. Madje shumicës prej tyre policia greke u ka vendosur një kryq në pasaportë duke u mohuar në këtë mënyrë të drejtën e hyrjes në tokën greke për 5 vjet rresht. Kjo ka shkatuar revoltën e emigrantëve shqiptarë të cilët nuk kanë pasur mundësi ankimimi. Në bazë të një marrëveshjeje midis dy ministrive të jashtme greke dhe asaj shiqiptare të gjithë emigrantët që nuk kanë mundur të rinovojnë lejet e qëndrimit u shtyhej afati deri në 30 qershor. Kjo ka qenë arsyeja që një numër shumë i madh emigrantësh kanë dashur të hyjnë në tokën greke, por duket se në prag të fillimit të lojrave olimpike policia greke nuk lejon futjen e emigrantëve pa dokumentacionin e rregullt pavarsisht premtimit të bërë. /tvklan.al