Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia greke keqtrajton sërish emigrantët shqiptarë. Tre emigrantë u dorëzuan në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, me shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Madje njëri prej tyre D. B. ka qenë me këmbë të thyer, ndërsa L. M. dhe S. H. kanë pësuar plagë të rënda dhe kanë marrë mjekime në spitalin e Korçës.

Policia shqiptare kërkoi një takim me homologët grek për të marrë shpjegime lidhur me këtë akt çnjerëzor. Vetëm pak ditë më parë, policia greke rrahu barbarisht tre emigrantë të tjerë shqiptarë, njërit prej të cilëve L. H. 45 vjeç nga Elbasani, si pasojë e dhunës së grekëve, i ka dalë jashtë funksionit shpretka. Ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë, në spitalin e Elbasanit, për heqjen e saj./tvklan.al