Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e Tiranës thotë, se ka gjetur prova të reja lidhur me zbardhjen e vrasjes të biznesmenit të hekurit Florian Vila. Burime të konfirmuara deklaruan, se komisariati 2 i kryeqytetit ka dorëzuar në orët e paradites në prokurori prova të reja, të cilat pretendohet se mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes.

I dyshuar si prej vrasësve, u arrestua Petrit Lleshi, i cili edhe pse nuk e ka pranuar akuzën, rezultonte jetë sipas policisë, një nga personat e veshur si policë dhe që ka qëlluar me armë ndaj Vilës, para banesës së tij. Lleshi aktualisht po qëndron në paraburgim, për akuzën e tentativës së vrasjes ndaj dy vëllezërve, ndonëse arrestimi nga policia u krye për dyshimet që ekzistonin, se ai është një nga vrasësit e Vilës.

Ndërsa reagimi i prokurorisë qe, se nuk ka prova të mjaftueshme për këtë ngjarje. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të personit tjetër bashkëpunëtor. Ai mendohet të jetë një tregtar në lagjen Laprakë të Tiranës dhe personi i dytë i mundshëm që ka qenë i pranishëm në vendngjarje natën e 9 Prillit i veshur si polic./tvklan.al