Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Dibër nga forcat e policisë, pasi morën informacion për një konflikt mes disa të rinjve. Dy persona, H.K. 25 vjeç dhe M.K. 21 vjeç goditën me mjete të forta A.S. 25 vjeç dhe D.M. 24 vjeç duke i shkaktuar lëndime, e më pas i kërcënuan me armë. Ndërhyrja në kohë e uniformave blu parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale.

Dy autorët e dyshuar mundën të arratiseshin kur panë policinë, dhe aktualisht janë shpallur në kërkim. Sherri mes tyre nisi për konflikte të dobëta, thotë policia.

Nga kontrolli në banesën e 25-vjeçarit me iniciale H.K. u gjet dhe sekuestrua 2 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në këto kushte, u arrestua babai i të riut, Lutfi Kaja për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Po kështu u gjet edhe arma e zjarrit tip automatik. Dy të rinjtë që janë shpallur në kërkim akuzohen për plagosje të lehtë me dashje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. /

tvklan.al