Rama zgjedh të urojë me teqenë në malin Sevaster

Festën e Sulltan Novruzit në vendin tonë e kanë uruar edhe krerët e shtetit dhe politikanë të ndryshëm.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin ta përcjellë me një foto nga teqeja në Kurorën e Malit Sevaster në Selenicë.

Ndërsa kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj zgjodhi që këtë ditë ta kalojë me besimtarët bektashin në Përmet.

Urime për Sulltan Novruzin ka përcjellë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Tv Kla