Ish-Zonja e Parë e SHBA Hilary Clinton së shpejti do të nxjerrë në treg një libër të ri me kujtime i cili sipas shtëpisë botuese është më personali deri më tani. Ndër temat që ajo do të trajtojë në librin e ri janë martesa e saj me ish-presidentin Bill Clinton, përshtatja me jetën private pas garave të dështuara presidenciale, miqësitë e saj me zonjat e tjera të para dhe qëndrimet e saj për ndryshimet klimatike dhe demokracinë.

Clinton, Senatorja dhe Sekretare amerikane dhe kandidate për presidente do të promovojë librin e saj gjatë muajit shtator, kohë kur edhe del vepra letrare.

Diçka e humbur, diçka e fituar” do të publikohet dy muaj përpara librit të kujtimeve të Bill Clinton për jetën post-presidenciale, të titulluar “Qytetari”. Librat e mëparshëm të Clinton përfshijnë libra të tillë bestseller si “Historia e Jetës sime” dhe “E vërteta Ime”.

Klan News