Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gaqo Apostoli: “Në këtë debat nuk mund të them që të drejtën e ka politika, apo të drejtën e ka media, por vlerësoj lirinë e medias, vlerësoj lirinë e të shprehurit dhe jemi përsëri në një fazë tepër të brishtë në një tranzicion, ku dhe media është në tranzicionin e saj dhe neve në këtë drejtim, duhet që politika të mbajë kryqin në shpinë për hir të lirisë së medias. Kjo është finalja, media le të nxjerrë mësimet e veta në këtë drejtim, ashtu siç dhe politika ka pafund gabime.”

Lefter Xuveli: “Këto janë çështje për të cilat do të ishte mirë që parlamenti të mos merrej dhe të shmangeshin, por derisa është një kërkesë e pashmangshme, patjetër që do të duhet të mbahet një qëndrim dhe unë mendojë që këto nuk mund të shikohen në mënyrë të personalizuar.”

Petro Koçi: “Jam kundër gjuhës që media, përdor shpesh ndaj problemeve, apo sjelljeve politike, pra kur gjuha është jashtë një kodi etik dhe gjithashtu jam kundër përdorimit të institucioneve penale, nga politikanët për rastet e konflikteve me median.”

Elmaz Sherifi: “Deputeti s’duhet të ketë absolutisht frikë nga një diskutim, vetë opozita e ka kërkuar dheun jam dakord, të mos ketë mbrojtje fare deputeti, të jetë njësojë si qytetarët e tjerë.”/tvklan.al