Zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka përshëndetur procesin zgjedhor të zhvilluar në Maqedoni si dhe qëndrimin e forcave shqiptare për stabilitet, gjatë një bisede telefonike me dy liderët politik shqiptarë Ali Ahmetin, fituesin e zgjedhjeve dhe ish-anëtarin e komisionit qeveritar Arbër Xhaferin zoti Meta ka shprehur besimin se pas këtij procesi do të investohet për stabilitetin e Maqedonisë  dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në të njëjtin qëndrim me diplomacinë shqiptare ka qenë edhe forca kryesore e opozitës, e cila nëpërmjet sekretarit demokrat për marrëdhëniet me jashtë Besnik Mustafaj ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Besnik Mustafaj: Sfida më  e madhe sipas optikës sonë dhe partisë Bashkimi Demokrat për Integrimin është imponimi i zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Që është marrëveshja që siguron të drejtat e dëshiruara shqiptarëve, por jo vetëm shqiptarëve por edhe të gjitha komuniteteve të tjera etnike në Maqedoni.

Zoti Mustafaj është shprehur se shteti Maqedonas mund të ekzistoj vetëm si një shoqëri multi-etnike dhe për këtë duhet ët punojnë të gjithë komunitetet./tvklan.al