Ligjvënësit polakë kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Polonia është përballur me rritje të numrit të migrantëve që prej vitit 2021.

Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur migrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë.

Situata është bërë tragjike në Qershor, kur një ushtar polak është therur me thikë dhe ka vdekur në zonën me gjemba.

Projektligji i ri do t’iu mundësojnë forcave të sigurisë që të përdorin forcën, përfshirë armët e zjarrit në kufi, në rastet e situatave emergjente./REL