Portugalia do të luajë me Uellsin debutues sot në Lion në orën 21:00 për të njohur finalistin e parë të “Euro 2016”. Të gjithë e cilësojnë si një përballje mes Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, shokë ekipi te Real Madrid. Megjithatë të dy trajnerët nuk e shikojnë kështu, pasi do të jenë dy skuadra në fushë.

Fernando Santos, Trajner i Portugalisë: “

Unë mendoj se nuk është një sfidë mes Ronaldo dhe Bale, por mes dy skuadrave. Jemi përgjegjës për të shrkuar historinë. Ky është një hap i gjigand përballë një kundërshtari të fortë. Do të jetë e vështirë, por e kemi talentin për të fituar.”

Chris Coleman, Trajner i Uellsit:”

Besojmë te njëri-tjetri. Portugalia ka mbërritur më parë në gjysmëfinale, por ne kemi mundësitë tona. Lojtarët duhet të ndihen të sigurtë duke u mbështetur secili te shokët e ekipit dhe them se janë. Duhet të tregojnë atë që jemi në fushën e lojës.”

Ëilliam Carvalho do të jetë mungesa për portugezët, ndërsa te britanikët nuk do të jenë Aaron Ramsey dhe Ben Davies, të gjithë të pezulluar.

Uellsi po bën një mrekulli, që përsëritet pas 24 vitesh, ashtu si Suedia që në 1992 ishte për herë të parë në fazën finale dhe mbërriti deri në gjysmëfinale. Portugalia do një tjetër finale pas asaj të 2004 të humbur me Greqinë. Fituesi i takimit Portugali – Uells shkon në finalen e së dielës në Paris.

Tv Klan