Presidenca aktuale franceze, presidenca pasuese çeke dhe më pas ajo vijuese e Suedisë prezantuan në parlamentin evropian prioritetet e Bashkimit Evropian e deri në fund të vitit 2009 duket se zgjerimi me Ballkanin nuk ka po aq rëndësi për komunitetin evropian, sikundër u pa gjatë presidencës së kaluar sllovene.

Situata në Kosovë nuk është e njëjta me atë të Serbisë apo Shqipërisë. Maqedonia nga ana tjetër ka probleme të tjera dhe për presidencën franceze qëndrimi ndaj Ballkanit është vetëm ai për një perspektivë evropiane të rajonit, thotë ministri për marrëdhëniet me BE-në.

Ai shton se gjatë presidencës së saj Franca do të bëjë maksimumin për të intensifikuar marrëdhëniet me Serbinë, po kështu dhe për Bosnje-Hercegovinën dhe për reston do të limitohemi në vlerësimin e komisionit për ecurinë e marrëveshjeve respektive të secilit shtet.

Për presidencën çeke viti 2009 do të jetë viti i Kroacisë që ajo të mbyllë bisedimet për anëtarësim le të bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane. Këtë shpjegoi ministri për çështjet evropiane, Alexander Vondra. Përsa i takon vendeve të tjera të rajonit ai u ndal në vazhdimin e angazhimeve për Serbinë nëse duhej bërë më shumë ndaj Kosovës.

Arta Tozaj: “Suedia, vendi që merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit 2009 pritet të luajë një rol të rëndësishëm në intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.”

E pyetur mbi statusin kandidat të Shqipërisë ministrja e Suedisë, Cecilia Malmstrom, tha se Shqipëria është një vend me të cilin në duam të përforcojmë marrëdhëniet. Ministri i Jashtëm, Basha, do të vizitojë Suedinë dhe në Shtator ne do të kemi mundësi të diskutojmë me të mbi ambiciet e Shqipërisë dhe se si mund të kontribuojë për to Suedia.

Edhe pse është ende herët për të folur për data të sakta ministrja e Suedisë garantoi se për çdo vend duke përfshirë dhe Serbinë të respektohet procedura e komisionit për aplikimin e statusit kandidat në BE./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj