E ka ndjekur kampionatin evropian në ambiente të rezervuara, por pasi është zhgënjyer si tifoz i Italisë presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zgjedhur të bëjë tifo për Gjermaninë në një ambient publik.

Gazetari: Tifozllik sot për kë do bëni?

Bamir Topi: “Neutral. A bëhet me Zvicrën tashi? Neutraliteti…jo, jo për hir të së vërtetës dëshiroj të fitojë Gjermania sepse dëshiroj që të mos zhgënjehet vajza ime e vogël. Gjithmonë kam qenë me Italinë”.

Gazetari: Por u zhgënjyer ndopak?

Bamir Topi: “Sigurisht që ishte një Itali jashtë fizionomisë së saj dhe mbi të gjitha me një trajner të dobët”.

Gazetari: Sikur të fitonte Turqia?

Bamir Topi: “S’do më vinte keq.”

Presidenti Bamir Topi njihet si dashamirës i futbollit. E kemi parë shpesh në stadium duke ndjekur kombëtaren, por edhe skuadrën e tij të zemrës, Tiranën, dashuria e parë futbollistike./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe