Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka minimizuar rolin e shefit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke thënë se ai nuk mund të imponojë ndonjë zgjidhje pa pëlqimin e Prishtinës. Reagimi i presidentit të republikës vjen pas deklaratave të Lamberto Zannier për krijimin e një policie etnike nën komandën e serbëve dhe vendosjen e sistemit dy doganor  në vend duke marrë si shembull modelin e Hong Kongut.

Fatmir Sejdiu: “Kosova është unike dhe është e saktësuar dhe me kushtetutën e saj, por dhe mbështetjen ndërkombëtare, nuk ka asnjë qasje që mbështet Kosovën që të jetë e etniteteve të veçuara, por ka karakterin e një shoqërie multietnike si shtet. Absolutisht nuk kemi asnjë ide që të mbështetet ndonjëherë ideja e ndokujt qoftë për të krijuar polici për dikë pastaj një polici tjetër dhe krijon reparacione që ndajnë njerëzit. Unë s’besoj që ka mandat të tillë”

Presidenti Sejdiu pas një dreke që shtroi për fëmijët bonjak të fshatit SOS “Kiderdorf” ka folur edhe për procesin e njohjes së Kosovës duke e vlerësuar atë si mjaft inkurajues.

Fatmir Sejdiu: “E shihni se dhe këto dot ka filluar një cikël i ri i njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe kjo do të vazhdojë.”

Kosova është njohur edhe nga 2 shtete amerikano latine, Kolumbia dhe Belize duke çuar kështu në 45 numrin e shteteve që kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki

Montazh: Vilma Halilaj