Presidenti Rexhep Mejdani foli në Këshillin me Marrëdhëniet me Jashtë me seli në New York, për të ardhmen e Ballkanit të përfshirë nga një 10-vjeçar konfliktesh etnike të përgjakshme dhe u ka bërë thirrje SHBA-së që të ruani një prani të madhe në rajonin e përfshirë nga lufta. Sipas Agjensisë Asociated Press, pas fjalës së Mejdanit, Ambasadori i Maqedonisë në OKB iu përgjigj ashpër presidentit tonë “kush i financon rebelët?”

I irrituar në mënyrë të dukshme nga pyetja, Mejdani tha se nuk ishte ai personi që duhej t’i drejtohej pyetja. Mejdani tha se Maqedonia është mbëshetur tek përdorimi i tejkaluar i forcës dhe të ndëshkimit kolektiv që ka kërcënuar jetën e mijëra njerëzve.

Në rast se në Shqipëri vritet një polic, nuk do të urdhëroja ushtrinë të rrethonte të gjithë zonën, ka thënë ashpër Mejdani. Ai ka përmendur shembuj në Europë përfshirë konfliktin e Spanjës me baskët në Irlandën e Veriut ku ushtritë nuk bombardojnë qytete të tëra./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori