Princesha e Wells-it Kate Middleton ka mbaruar trajtimin me kimioterapi. Në këtë video tejet personale të shpërndarë nga pallati mbretëror, ajo tregon se sa të vështirë kanë qenë nëntë muajt e fundit për familjen e saj dhe u shpreh e lehtësuar që mbaroi seancat e kimioterapisë.

“Sëmundja e kancerit është një rrugëtim i vështirë, i frikshëm dhe i paparashikueshme për të gjithë, veçanërisht për ata që janë më afër jush. Kjo sëmundje u vë ballë për ballë me dobësitë tuaja në një mënyrë që nuk e keni menduar kurrë më parë dhe ju bën që gjithçka ta shihni ndryshe”, thotë ajo.

Pavarësisht mbarimit të seancave të kimioterapisë, Kate Middleton ka lënë të kuptohet se rruga drejt shërimit është ende e gjatë. Në fillim të vitit, familja mbretërore njoftoi se Mbreti Charles III po i nënshtrohej trajtimeve për sëmundjen e kancerit.

Problemet shëndetësore të 42-vjeçares filluan në janar kur ajo ishte në spital për një ndërhyrje kirurgjikale. Sëmundja u zbulua më pas nga princesha në mars, me një video-mesazh duke thënë se ajo po i nënshtrohej trajtimit dhe se kishte nevojë për privatësi në ato momente delikate që ajo po kalonte.

Klan News