Portreti i ri i Princeshës së Uellsit ka ‘tmerruar’ fansat, pasi pretendojnë se ajo nuk i ngjan aspak Kate.

Piktura do të shfaqet në kopertinën e revistës “Tatler” dhe është vepër e artistes Hannah Uzor, e cila u frymëzua nga “beteja” aktuale e Kate Middleton me kancerin. Imazhi tregon princeshën në darkën e saj të parë shtetërore me Mbretin Charles në 2022-in, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut.

Megjithatë, portreti ka ngjallur reagime në internet, ku mbizotërojnë komente të tipit:

-Ajo nuk ngjan aspak me Katherine. Nëse nuk do të ishte për fustanin, nuk do e kisha idenë se kush është ajo.

-Sa bukur që keni Princeshën e Uellsit në kopertinë, ajo nuk i ngjan aspak. 

-Nëse është një portret i Katte, a nuk duhet të duket fiks si ajo?!

-E di që arti është subjektiv, por ajo nuk ngjan aspak me Princeshën e Uellsit.

Ndërkohë artistja është shprehur: Të gjitha portretet e mia janë pasqyrim i një personaliteti, i përbërë nga gjithçka që mund të gjej rreth tyre. Fjalimi publik i princeshës tregoi një moment kur përballesh me diçka të vështirë, flet nga zemra, ke guximin ta sfidosh.

Ajo shprehu admirimin e saj për princeshën, e cila ka qenë jashtë vëmendjes së publikut teksa i nënshtrohet kimioterapisë. 

“Ajo ka shkëlqyer në rolin e saj. Ajo e mbart me dinjitet dhe elegancë”, tha Uzor.

Kujtojmë se javën e kaluar u zbulua portreti i mbretit Charles i cili u cilësua si i “frikshëm”, pasi nuk i ngjante në asnjë mënyrë monarkut./tvklan.al