Çerekfinalja mes Francës dhe Argjentinës në turneun olimpik të futbollit për meshkuj u mbyll me një përleshje të madhe në fushë.

Organizatorët e eventit të drejtuar nga Thierry Henry e fituan ndeshjen me rezultatin 1-2 dhe do të përballen në gjysmëfinale me Egjiptin.

Takimi u vendos nga goli i lojtarit të Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta. Mes të dyja shteteve ka pasur disa incidente së fundi, duke e shtuar edhe më shumë rivalitetin mes tyre.

Tensioni mes të dyja përfaqësueseve, ka qenë i lartë që kur Argjentina mundi “Les Bleus” me penallti në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Kjo fitore bëri që disa prej tifozë të festonin me këngë ofenduese kundër “Gjelave’. Kjo këngë u këndua edhe nga lojtarët, kur albiçelestet fituan Kupën e Amerikës Latine, duke bërë që federata franceze të bënte ankesë në FIFA.

Në eventin e futbollit marrin pjesë përfaqësueset U-23 me përjashtim të tre futbollistëve të cilët mund të jenë në moshë më të madhe.

Franca arriti në gjysmëfinale për herë të parë në 40 vitet e fundit.

Klan News