Në Francë autoritetet kanë nisur një operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik.

“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau”, përmes një deklarate.

Sipas Laure hetuesit po shënjestrojnë një rrjet që dyshohet se kanë sulmuar kompjuterët me një virus. Po ashtu ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, veçanërisht për qëllime spiunazhi.

Gjithashtu hetuesit kanë sekuestruar serverin që ka nën kontroll miliona kompjuterë të infektuar me virus. Autoritetet franceze e kanë nisur këtë operacion më 18 Korrik dhe pritet të zgjasë disa muaj. Sipas njoftimit, deri më tani autoritetet kanë arritur të ndihmojnë njerëzit që kanë rënë pre e këtij rrjeti në disa shtete evropiane.

Në njoftimin e kryeprokurores së Parisit nuk u përmend ndonjë kërcënim specifik ndaj Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris. Në fillim të kësaj jave agjencia për siguri kibernetike në Francë tha  se sulmet kibernetike do të jenë të pashmangshme gjatë Olimpiadës, e cila nis të premten.

Klan News