Gjykata e Krimeve të Rënda do të fillojë nesër proçesin gjyqsor për vrasjen e G. A dhe Xh. N. Ky është proçesi i parë për ktë gjykatë dhe të akuzuar janë A. Pepa Shurbi dhe N. P. A. Pepa është akuzuar si vrasës i G. A në rrethana cilësuese, ndërsa N. P kushuriri i A. Pepës, sipas kërkesës për gjykim, akuzohet për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga neni treqind e nji i Kodit Penal.
“Neni në fjalë është një vepër penale, e cila parashikon një, ë, një sanksion, ë, nga gjoba deri në tre vjet burgim, çka do të thotë që nuk është kopetencë e ksaj gjykate dhe çdo veprim i kryer nga Gjykata e Krimve të Rënda për proçedimin e ksaj vepre do të jetë absolutisht e pavlefshme.”
Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, kjo nuk është një shkelje kopetencash, pasi çështja mund të proçedohet e lidhur dhe i takon akuzës të sjellë prova që vërtetojnë ktë fakt. /tvklan.al