Zgjerim të kopetencave të pushteti lokal mbi taksat, pronësinë dhe strehimin. Këto ishin çështjet e trajtuara në tryezën e punës mbi deçentralizimin mes kryetarve të bashkive të rretheve kryesore, kryeministrit dhe disa antarve të qeverisë, organizuar me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë së Sarandës.
Fatos Nano: “Ne ndodhemi përballë të njëjtit realitet dhe sfidë. Ktij momenti të rëndsishëm historik, revolucionit të t’tgjithë administrimit publik në Shqipri. Po hymë në fazën finale të proçesit të deçentralizimit. Çdo ditë ne po dorzojmë pushtet, kompetenca, prona dhe atribute në duart e përfaqsusve legjitimë të qeverisjes vendore.”
Sipas Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duhet të rishikohen ligjet mbi legalizimin dhe strehimin.
Edi Rama: “Duke qënë i bindur që do t’meret n’konsdieratë edhe shqetsimi ynë lidhur me nevojën për të rishikuar projektligjin për legalizimet e atyre shtesave, që janë bërë për qëllime përfitimi dhe natyrisht, kjo është e ndarë n’mënyrë të prerë nga legalizimet që janë bërë për qëllim strehimi nga vetë qytetarët.”
Ministri i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, icili i ka konisderuar si penguese kohët e fundit kërkesat e shoqatës së bashkive, vërejti se deçentralizimi është një proçes i gjatë. Ai u shpreh skeptik në lidhje me lejimin e kreditimit të bashkive për projektet lokale. Ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, vërejti se shqetsimi më i madh në proçesin e deçentralizimit mbetet menaxhimi i suksesshëm i kopetencave më të mëdha nga ana e bashkiakve. Ndërkohë që Ministri i Rregullimit të Territorit, Bashkim Fino, këmbnguli që bashkitë të ndërmarrin ndryshime rrënjsore të planeve rregulluese e urbanistike. Ditët e fundit Këshilli i Ministrave miratoi një ndër vendimet më të rëndsishëm në fushën e deçentralizimit, atë të kalimit të menaxhimit të ujsjellsve pushtetit lokal. /tvklan.al