Kryetarja e grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka qenë në Përrenjas ku ka prezantuar dhe programin e PS-së. Leskaj në fjalën e saj ka sulmuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë që ai drejton. Sipas leskaj të djathtët kane humbur te drejtën të kërkojnë votën e shqiptareve pasi nuk ka mbajtur premtimet e bëra në vitin 2005.

Valentina Leskaj: “Partia Demokratike dhe Sali Berisha doli me kartën e antikorrupsionit në fushatën e vitit 2005 dhe kush nga ju mund të më thotë që partia demokratike e ka realziaur këtë premtim? Kush mund të thotë që Partia Demokratike e ka mbajtur këtë premtim mbas Gërdecit, kush mund ta thotë këtë? Mbas abuzmimve në rrugën Durrës-Kukës. Kush mund ta thotë mbas të gjitha skandaleve që kanë plasur që përfshinë edhe këshilltarët e kryeministrit, ministrat.”

Në dy vitet e fundit sipas Leskajt Partia Socialiste ka qene e angazhuar në punë serioze për të bërë programin qeverisës me të cilin do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve të 28 qershorit./tvklan.al