Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, të quajtur “Vlerësimi i nevojave dhe kapaciteteve institucionale”, një numër i madh fëmijësh në Shqipëri lypin rrugëve për të fituar lëmosh, apo punojnë për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjes. Kjo kategori fëmijësh janë dhe më të predispozuar ndaj trafikimit, krimeve dhe abuzimeve fizike.

Për të parandaluar probleme të tilla sociale, me iniciativën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe me mbështetjen e shërbimit social ndërkombëtar, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrisë së Rendit dhe disa OJQ-ve, shumë shpejt do të nis zbatimi i projektit “Masat imediate për mbrojtjen e fëmijëve.

Rreth 30 fëmijë dhe prindërit e tyre janë pritur sot nga kryetari i bashkisë Rama, për të diskutuar për arritjen e një bashkëpunimi mes tyre, për zbatimin me sukses të projektit.

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Ky projekt ka si synim, që këta fëmijë, t’i integrojë në shkollë, por jo duke i marrë për veshi dhe duke i çuar në shkollë, por duke i plotësuar dhe disa nevoja që kanë dhe jo vetëm nevojën për libra, por edhe nevojën për ushqim, sepse projekti ka si pjesë të tijën edhe një kontributë për ju, në mënyrë që të ushqeni fëmijët”.

Prindërit i kanë kërkuar kryetarit Rama, që t’i heqin fëmijët nga rrugët, u duhet patjetër një punë, pasi nuk kanë si të sigurojnë jetesën e familjeve të tyre.

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Punë për ju ka, nuk është se nuk ka, problemi ëhstë që këtu duhet një sforco e përbashkët, sepse në qoftë se nuk ëhstë rasti jot, në shumë raste, të ardhurat që sigurojnë këta fëmijë, nuk shkojnë për ushqimin e tyre, por shkojnë për alkol”.

Por jo të gjithë fëmijët kanë preferuar që të marrin pjesë në takimin me kryebashkiakun. Megjithëse të paktë, nuk kanë munguar dhe sot fëmijët që lanin xhamat e makinave në semaforët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka