Banka Botërore i ka pranuar gabimet e bëra në projektin për zhvillim të zonës së Jalës në Shqipëri, por ka përgënjeshtruar lajmet e dhëna në disa media, se mbi këtë çështje ka nisur një hetim për korrupsion. Në një komunikatë për shtyp, president i Bankës Botërore, Robert Zellik sqaroi se nuk ka asnjë hetim të tillë, për asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të koordinimit të projektit apo staf të Bankës.

Përreth dy muaj opozita shqiptare dhe një pjesë e medias pretenduan se dispononi fakte konkrete për afera korruptive të qeverisë në këtë projekt, por hetimi i kryer nga ekipi i menaxherëve të Bankës Botërore, faktoi të kundërtën se ky projekt nuk kishte lidhje me qeverinë shqiptare. Vetë president i Bankës Botërore, zoti Zellik ka sqaruar, se gabimet janë bërë nga vetë Banka ndryshe nga sa thuhet në disa artikuj të medias.

Hetimet e Bankës nisën në përgjigjeje të një kërkese nga familjet në Jalë në gusht të vitit 2007. Paneli i inspektimit të këtij investimi financiar hetoi zbatimin nga ana e Bankës Botërore të politikave të saj operacionale për përgatitjen, vlerësimin dhe zbatimin e projektit, si dhe hetoi dënim e njerëzve të prekur. Kryetari i panelit të inspektimit Uerner Kiene, pohoi se moszbatueshmëria nga banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, por përshëndeti ekipin e menaxherëve të lartë që nisi marrjen e masave korrigjuese menjëherë pasi paneli paraqiti raportin.

Kiene konfirmo se mandati i panelit të inspektimit nuk përfshin hetimin akuzave për korrupsion dhe nuk bën asnjë gjykim për këtë çështje. Paneli heton se si banka zbaton politikat dhe procedurat e saj opracionale, por nuk heton huamarrësin dhe nuk e ka bërë këtë gjë edhe në rastin në fjalë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle