Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një policë në çdo shkollë të mesme të kryeqytetit. Prania e një figure të tillë me uniformë rrit sigurinë dhe zbeh shqetësimin e madh të prindërve për jetën e fëmijëve të tyre.

Projekti pilot që zë fill javën e ardhshme është promovuar nga nismëtari, kryetari i bashkisë dhe ministri i rendit, që do të vërë në shërbim policizimin komunitar. Vendosja e një roje të tillë pritet të eliminojë jo vetëm ndërhyrjet nga jashtë, por dhe të disiplinojë jetën shkollore.

Edi Rama: “Ashtu siç ndodh në të gjithë vendet demokratike, ku territoret e hkollës janë nën mbrojtjen e policisë, për të garantuar qetësi, për të garantuar siguri dhe për të garantuar të gjithë atë atmosferë që ju jeni dëshmitarë, që shpesh herë prishet në shkollë, për shkak të hyrjeve të personave të jashtëm”.

Igli Toska: “Duke i krijuar mundësinë jo vetëm mësuesve dhe nxënësve të shkollave të mesme, që të rrisin standartet e tyre, në përputhje me njohuritë bashkëkohore, por ky proces do të bëjë të mundur njëkohësish edhe eliminimin e shumë dukurive negatve të vërejtura në shkollat e mesme, siç janë ato të drogës, prostitucionoit, pse jo dhe të trafikut të qenieve njerëzore”.

Edhe dhënia e një leje për ndërtimin e një shkolle duhet të ketë si kriter sigurinë. Kjo është ajo që privon mësimdhënien e qetë dhe rezultative./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti