Dosja hetimore me emrat e 21 personave të akuzuar për krimin e kontrabandës së kafesë do të përfundojë brenda javës në Gjykatën e Faktit. Drejtori i Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, zoti Agim Tirana pohon se ky është procesi rezultativ kundër kontrabandës. Sipas zotit Tirana, akuza disponon prova të konsiderueshme.

Numri një i akuzave ka pohuar se disponojnë materiale kompromentuese dhe për shumë persona të tjerë. Lidhur me luftën kundër drogës zoti Tirana thotë se po bashkëpunojmë me antimafian italiane. Sipas zotit Tirana në këtë krim janë të implikuar persona tepër të rrezikshëm dhe të fuqishëm ekonomikisht për të cilët Prokuroria disponon shumë materiale kompromentuese dhe së shpejti dosja do të përfundojë në Gjykatë./tvklan.al