Lajme Arkiva 2003
Partia Demokratike nis protestat me anë të të cilave do të kërkojë përsëritjen e procesit zgjedhor në Tiranë. Fillimisht përkrahësit e opozitës janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, kandidati i Partisë Demokratike Spartak Ngjela u ka kërkuar qytetarëve të mos lejojnë nëpërkëmbjen e dinjitetit të demokratëve, pasi është koha e demokracisë së vërtetë ku vota duhet të jetë e lirë. Më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kryedemokrati i ka trreguar qytetarëve se protestat janë kundër armikut i cili quhet Fatos Nano bashkë me bandën e tiij Celibashi, Subashi. Me urrejtje patoligjike, u shpreh Berisha, Celibashi ndëshkojë 20 mijë qytetarë të Tiranës prandaj jemi këtu për tu zotuar për votën e lirë të cilën ne nuk e falim.

Berisha ka akuzuar Presidentin e Republikës Alfred Moisiu për zgjedhjet e Tiranës si pasojë e mosbalancimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sali Berisha: “Le ti themi presidentit, Subashi është e jotja, se me Subashin nxorre popullin e opozitës në shesh. Ke përgjegjsi dhe do ti mbashë përgjegjsitë e tua”.

Nga sheshi “Skënderbej” protestuesit i janë drejtuar kryeministrisë të udhëhequr nga kryedemokrati Berisha. Aty kanë bërë thirrje kundër qeverisë Nano dhe kanë grisur pankartat që mbanin në duar. Protestat do të jenë të përditëshme dhe nuk do të ndalojnë deri sa të përsëritet procesi zgjedhor në Tiranë./tvklan.al