Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në qytetin e Durrësit kanë nisur protestat e para ku nuk kanë munguar thirrjet anti-qeveritare. Në fakt motivi i kësaj proteste organizuar nga ish-deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferri, ka qenë mungesa e energjisë elektrike.

Kjo është hera e parë që në Durrës zhvillohet një protestë e tillë, pasi gjatë këtij muaji ky qytet është përfshirë në një nga krizat më të thella energjetike. Dritat ikin në orën 9 të mëngjesit dhe vijnë në orën 17 të pasdites. Sipas qytetarëve që protestuan para prefekturës, 8 orë ndërprerje e energjisë në Durrës, nuk janë regjistruar as në ditët më të vështira të situatës energjetike.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe biznesmenë durrsakë, aktiviteti i të cilëve është i rrezikuar nga kjo ndërprerje e tej zgjatur e energjisë elektrike./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço