Çështja e emigrantëve ka nxjerrë në qendër të Athinës afro 2000 persona, të cilët janë përleshur me policinë pas një demonstrate të organizuar në mbështetje të emigrantëve.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët u përpoqën të afroheshin pranë ndërtesës së parlamentit. Të revoltuar ata ndezën zjarre nëpër rrugë,dogjën një makinë dhe dy bankomate, thyen dritare të dyqaneve dhe hodhën gurë drejt policisë.

Nuk ka të dhëna për arrestime apo të plagosur  nga kjo përplasje e dhunshme që ngjante me një betejë lufte.

Demonstrata erdhi në shenjë proteste kundër sulmit të javës së shkuar mbi një organizatë jo qeveritare për emigrantët që mbronte të drejtat politike dhe sociale të tyre. Një granatë u hodh mbi këtë qendër, por për këtë sulm nuk pati asnjë arrestim./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle