Lajme Arkiva 2003

Partia Socialdemokrate do të mbështesë kandidatin e Partisë Socialiste Edi Rama, për bashkinë e Tiranës. Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi ndërsa prezantonte kandidatët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet lokale të tetorit deklaroi se marrëveshja Nano-Berisha cenoi të majtën ndaj për të  mos lejuar që të hidhet baltë mbi këtë spektër Partia Socialdemokrate do të mbështesë vetëm disa prej alternativave socialiste.

Skënder Gjinushi: Por a do e gjithë udhëheqja e Partisë Socialiste që ti fitojë zgjedhjet apo një pjesë e saj kërkon humbjen e tyre? Sepse ne shohim që vijnë të njëjtat praktika elektorale si ato të vitit 2001. Pse u bë Dushku, pse u bënë të pavarura kur vetëm Dushku i ka kushtuar Shqipërisë dy vjet zvarritje në drejtim të integrimit evropian. Me një taktikë krejt normale, me një taktikë bashkëpunimi në favor të së majtës, pra në favor të një bashkëpunimi PS-PSD dhe më gjerë si partnerë nuk do të kishte pasur as Dushk, që s’ka nevojë për komente./tvklan.al