Partia Socialiste Evropiane synon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2030. 

Kandidati kryesor i saj për President të Komisionit Evropian, Nicholas Schmidt, tha se tani është e rëndësishme që shtetet që janë në proces anëtarësimi, të jenë të ndërlidhura dhe të ndihmohen më shumë për t’u përshtatur me kushtet që duhet të përmbushin për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, siç është çështja e shtetit të së drejtës, që është një çështje themelore.

Schmidt tha se caktimi i një date krijon pritshmëri dhe shpresa ndaj procesi i zgjerimit duhet të menaxhohet më mirë. Në të kundërt dhënia e një date dhe mos arritja e qëllimit do të krijonte zhgënjime të mëdha në rajon, tha Schmidt. 

Ai shtoi se Komisioni Evropian ka bërë propozime konkrete për procesin e zgjerimit, i cili duhet të jetë më dinamik, më hap pas hapi dhe më progresiv. “Unë mendoj se kjo është mënyra e duhur për të gjitha vendet kandidate, sepse ato janë në faza shumë të ndryshme, nga Ukraina në Mal të Zi, ka një ndryshim të madh”, përfundoi Schmidt. 

Klan News