Regjisori i “The Joker: Folie à Deux” ka zbuluar pse përzgjodhi Lady Gaga-n për rolin e Harley Quinn. Todd Philips rikujtoi fazën e zgjedhjes së kastit dhe tha se donte që Gaga të luante rolin e personazhit të famshëm “sepse ajo është magjike”.

“Isha producent në ‘A Star Is Born’… Kjo ishte hera e parë që e takova dhe e pashë si punonte. Ndërsa shkruanim skenarin, Scott (Silver) me të cilin punoja, rikthehej vazhdimisht tek ajo”.

“Joker” do të dalë në kinema më 4 tetor dhe Joaquin Phoenix do të rikthehet në rolin e antagonistit ikonik përkrah Gaga-s që do të jetë e dashura e tij.

Më 9 prill u publikua edhe paraqitja e shkurtër ku tregohet se dyshja lidhen brenda spitalik psikiatrik të Arkham përmes një kënge dhe nisin të kërcejnë. “Le të dalim që këtej”, thotë Harley përpara se të dy të arratisen dhe të pësojnë një shndërrim kaotik në alter-egot e tyre si kllounë.

Shumë admirues e kanë komentuar performancën e Gaga-s si “versionin njerëzor të  Harley Quinn” dhe të tjerë e kanë quajtur “fenomenale”./tvklan.al