Policia italiane ka kapur dhe ka riatdhesuar dje pasdite 70 vajza shqiptare të cilat kanë mbërritur në Portin e Durrësit me tragetin “San Savino”. Të gjitha vajzat të moshës 15 deri 25 vjeç, ishin ndaluar në qytete të ndryshme të Italisë ku ushtronin aktivitetin e ndaluar të prostitucionit. Ato shoqëroheshin nga 50 policë italianë ku ua dorëzuan vajzat autoriteteve shqiptare.

Këto të fundit kanë bërë dhe identifikimin e tyre ku sot në mëngjes i kanë përcjellë në komisariatet e qyteteve përkatëse. Vajzat ishin kryesisht nga Elbasani, Tirana, Vlora dhe Fieri. Njëra prej tyre ishte nga Durrësi, ndërsa disa ishin maqedonase. Shumë prej tyre refuzuan të ktheheshin në qytetin e lindjes, por më në fund ato iu bindën urdhrit të strukturave policore./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego