Robert Berisha ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas publikimit të disa videove në mediat sociale. Ka qenë modelja italiane Maria Bove, e cila ka publikuar në llogarinë saj në Instagram disa video në krah të këngëtarit.

Ata shihen teksa darkojnë në një restorant dhe duket se janë të lumtur me njëri-tjetrin. Por pas një video ku tregojnë se janë bashkë, modelja italiane ka treguar se ka shkëmbyer dhe një puthje pasionante me Robert Berishën.

Maria Bova në të gjitha postimet e saj ka etiketuar dhe këngëtarin, duke shoqëruar videon ku puthen me një zemër.

Ende asnjë prej të dyve nuk ka reaguar, por duket se Roberti dhe Maria mund të jenë çifti më i ri në showbizz. Robert Berisha ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën është ndarë pak muaj më parë.

Kohët e fundit ai është përfolur shumë për disa romanca me modele shqiptare./tvklan.al